Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe që mori ndaj bashkëkombasit të tij Anthony Joshua.
Raundi i parë u dominua bindshëm nga Dubois i cili i dhuroi Joshuas një goditje të fuqishme me të djathtën e cila e tronditi atë.
Goditja ishte aq e fortë sa që Joshua ra në gjunj por fatmirësisht për të përfundoi koha e raundit dhe kështu i shpëtoi më të keqes.
Dubois mori një avantazh që në fillim të kësaj sfide dhe Joshua u mundua që të rikuperohej nga raundi i parë, por në fakt Dubois i dhuroi atij një goditje tjetër kësaj radhe me të majtën.
Në raundin e tretë si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme Joshua sërish u rrëzua në ring por sërish atë e shpëtuan litarët dhe gongu.
E njëjta ndodhi edhe në raundin e katërt por kësaj radhe Joshua nuk ia doli që të marrë veten pas goditjes së fuqishme që i dha Dubois duke detyruar gjyqtarin që t’i jap fund duelit.
Kështu Dubois një meç të cilin e dominoi që nga raundi i parë me plotë meritë merr fitoren dhe ruan titullin si kampion i IBF-së./Telegrafi/