Site icon Telegrafi

Dubois i shkaktoi disa rrëzime të njëpasnjëshme, Joshua suspendohet nga boksi

Anthony Joshua është suspenduar për 28 ditë nga boksi pas humbjes së tij brutale ndaj Daniel Dubois, e cila ndodhi javën e kaluar në Wembley.

Lajmi u raportua fillimisht nga Daily Mail, i cili thekson se largimi i përkohshëm është në përputhje me protokollet e sigurisë për sportistët.

Në ndeshjen e zhvilluar para 96 mijë tifozëve, Joshua u eliminua në raundin e pestë pas një performance të dobët, ku Dubois arriti të rrëzojë ish-kampionin britanik katër herë.

Ky rezultat i ka sjellë një goditje të madhe karrierës së Joshua-s, i cili kishte shpresuar të rikthehej në majat e boksit pas një periudhe të vështirë.

Fitore e Dubois e ruajti titullin e tij në peshën e rëndë të IBF-së dhe e vendosi atë në një pozicion të favorshëm për të ardhmen.

Ndërkohë, Joshua ka deklaruar se do të vazhdojë të boksojë, pavarësisht se nuk ka një kundërshtar të caktuar për ndeshjen e tij të ardhshme.

Suspendimi i tij për 28 ditë, ndonëse një masë standarde në raste të tilla, nuk pritet të ndikojë në planet e tij të ardhshme në ring.

Sipas burimeve nga mediat angleze, Joshua është i vendosur të rikthehet dhe të sfidojë veten në një ndeshje tjetër për të rikuperuar reputacionin e tij në sport. /Telegrafi/

Exit mobile version