Në Dubain luksoz, ku policët vozisin Bugatti dhe Lamborghini vendasit duket të kenë vetura luksoze dhe shumë më speciale.
Pepper Yandell i ka pasur në plan të parë pikërisht makinat ultra-luksoze, kur i ka filmuar pjesët më të bukura të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Aty përfshihet këlyshi i tigrit pranë një G Wagon, shumë Ferrari nëpër rrugët e Abu Ddabit, si dhe një nga koleksionet më të mahnitshme të automobilave luksoz që gjenden në Lindje të Mesme.
Nuk ka si të mungojë ikona Burj Al Arab, ku shfaqet dhoma për të cilën duhet të paguhet 80 mijë dollarë për një natë.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shini kolonën me 50 vetura shumë të fuqishme, si dhe disa nga vendet më të popullarizuara në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Që tani më bëri të mendojë për një pushim në këtë vend” është një koment lidhur me filmimin promocional. /Telegrafi/