Didier Deschamps u ka kërkuar lojtarëve të Kombëtares së Francës që ta duartrokasin dhe ta urojnë Raphael Varane për fitimin e Ligës së Kampionëve.
Por sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, as që e ka marr mundin të bëjë një gjë të tillë.
Dy ditë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve, mbrojtësi u bashkua me ekipin kombëtar.
Ai në fillim u prit me përqafime nga pothuajse të gjithë bashkëlojtarët te Franca.
Por të njëjtën gjë nuk e bëri rivali i tij te Atletico Madrid.
Les Bleus do të udhëtojnë për në Stokholm të përballen me Suedinë me 9 qershor. Tjetër ndeshje që do të luajnë është edhe ajo kundër Anglisë me 13 qershor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nG29EiqK8NY