Telegrafi

Duartrokitja e tifozëve për Ronaldon, pjesa e parë dhe mesazhi për tifozët e United – Klopp i përmbledh të gjitha

Klopp është shprehur tejet i kënaqur për lojën e treguar nga lojtarët e Liverpoolit, në fitoren 4-0 ndaj Manchester United në derbin që u luajtur në javën e 30-të në Ligën Premier.

Gjermani tha se ata ishin tejet të mirë në pjesën e parë, derisa nuk mund të jenë në krye të ndeshjes për 90 minuta.

“Nuk pres që ne të jemi për 90 minuta në krye të ndeshjes, por që Manchester United ishte për 20 minutat e fundit”, ka deklaruar fillimisht Klopp.

Lexo po ashtu Tallen dhe e vërshëllejnë pothuajse në çdo ndeshjes – Maguire ka përgjigje përfekte për kritikuesit e tij

“Presioni ishte i lartë nga ne dhe ne dëshironim që pasimet të ishin precize dhe të shkurta. Në pjesën e parë ishim vërtetë në krye të ndeshjes”.

“Ne jemi gati për më shumë ndeshje se na ofrohen dhe do të jenë ditët e ardhshme të ngjeshura, por që sonte ishte një shfaqje e bukur”.

Lexo po ashtu Liverpooli lider pas fitores me ‘poker’ në derbi – The Reds nënshtrojnë Djajtë e Kuq në ‘Anfiled’

“Thiago? Nuk ishte keq (qesh), ai është një lojtar i shkëlqyer, një top lojtar dhe ai dëshiron të luajë sa më shumë ndeshje që të mundet, pasi ka ritëm dhe është një lojtar si me apo pa top, i rrezikshëm”.

“Tifozët e Unitedit? Ata e dinë se ekipi i tyre nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe unë them që të fokusohem tek tifozët tonë dhe ata e kanë shijuar këtë fitore”, shtoi më tej gjermani.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit duartrokitën për një minutës për Cristiano Ronaldon pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur

Klopp ka folur edhe për rastin e nderimit të tifozëve të Liverpoolit që nderuar Cristiano Ronaldon në minutën e shtatë, për shkak të vdekjes së djalit të porsalindur të portugezit.

“E dua atë veprim! Kjo është ajo që futbolli duhet të jetë! I gjithë rivaliteti duhet të lihet anash në këtë moment. Ishte një moment klasi nga tifozët tanë”, theksoi ai. /Telegrafi/