Telegrafi

Duarte dhe Musacchio mund të largohen në janar nga Milani

Milani mund të hyjë në treg për një mbrojtës të ri në janar, pasi Leo Duarte dhe Mateo Musacchio mund të largohen.

Sipas MilanNews, Rossonerët konsiderojnë dërgimin e brazilianit në huazim, ndërsa argjentinasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Stefano Pioli.

Duarte ka luajtur tre herë në sezonin 2020-21, një herë në Serie A dhe dy herë në Ligës e Evropës, por pa arritur të bind trajnerin dhe drejtuesit.

Lexo po ashtu Milani me statistikë historike që nga Barcelona e vitit 1948

Musacchio mund të shitet në janar, ose kontrata e tij mund të ndërpritet më herët herët, duke parë që ajo skadon në qershor të 2021.

30-vjeçari arriti nga Villarreal në korrik të 2017 dhe ka luajtur 73 ndeshje për Milanin, duke shënuar dy herë gjatë tre sezoneve të tij.

Por, këtë sezon atij nuk i është dhënë asnjë minutë as në Serie A dhe as në Ligën e Evropës, duke ia lënë të lirë rrugën për largim. /Telegrafi/