Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, së bashku me motrën e saj, Besianën, kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re.
“Numero Uno” mban titullin kjo këngë, e cila është ritmike e zhanrit pop.
Dy motrat vijnë të ngrohta dhe me një performancë mjaft të veçantë në këtë projekt, i cili njëherësh shënon bashkëpunimin e parë mes tyre.
Ajo çfarë vihet re posaçërisht në klip, është një moment kur Gresa butësisht vendos duart pranë barkut të saj të rrumbullakosur.
Siç është raportuar tash e sa kohë, këngëtarja ndodhet në pritjen e ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Besiana në anën tjetër po ndërton një karrierë të ngadalshme por shumë të sigurt në muzikë, duke vazhduar të depërtojë e vetme dhe pa përdorur mbiemrin e familjes së saj.
Nga komentet e para në YouTube, duket se ky duet mes motrash është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/