Philippe Coutinho u largua më në fund nga Liverpooli drejt Barcelonës, kjo për një shifër prej 160 milionë eurosh.
Normalisht që e gjitha kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të klubit anglez, të cilit janë po aq të mërzitur dhe të nervozuar.
Por, ashtu si me largimin e Fernando Torres, Raheem Sterling apo Luis Suarez, edhe ky i brazilianit do të harrohet me kohë.
Gjithsesi për këtë të fundit tifozëve do t’ju duhet me shumë pasi Coutinho është fytyra e kalendarit të klubit për muajin janar të 2018.
Sa herë që duan të shikojnë datën në kalendar, aty do të shikojnë njeriun më të urryer nga ata për momentin.
Me siguri një gjë e rëndë, por kalimtare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u_taz9pp0No