Site icon Telegrafi

Dua me veshje super të shtrenjta në emision

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë së fundmi e pranishme në “BBC One”, ku ka realizuar një intervistë të gjatë rreth karrierës së saj.

Përveç intervistës, Dua gjithashtu ka dhuruar një performancë fantastike.

Këngëtarja shqiptare u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë portokalli, teksa dukej mjaft elegante dhe e hijshme.

Lexo po ashtu Dua Lipa: Lajm shumë i keq për të dëgjuar se ka vdekur Avicii

E kostoja për këtë veshje duket të ketë qenë goxha e lartë, pasi që vetëm varësja “Versace” që Lipa mbante në qafë kap shifrën e 2151 eurove.

Një çmim pak më të lirë kap xhaketa e saj, e cila kushton afro 19256 euro, ndërsa getat e saj kapin shifrën 240 euro.

Me paraqitjen plot glamur, Dua dukej fantastike teksa interpretonte këngën e saj më të re “One kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harris.

Ka pak javë që këngëtarja shqiptare ka bërë edhe një tjetër ndryshim në pamjen e saj,duke prerë flokët, ndryshim ky i cili është komplimentuar nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version