Telegrafi

Dua vazhdon të shijojë jetën e natës në New York me të dashurin e saj, Anwar Hadid

Lidhja e tyre filloi në muajin qershor të vitit 2019.

Dhe këngëtarja Dua Lipa, 25 vjeçare, dhe i dashuri i saj Anwar Hadid, 21 vjeçar, u fotografuan duke kaluar çaste të këndshme së bashku ndërsa dilnin jashtë në New York të enjten mbrëma.

Dua dukej tërheqëse e veshur me një fustan të zi dhe të bardhë me font të shtypur nga Chrome Hearts, i cili kishte një motiv buzësh në njërën anë, shkruan DailyMail.

Ajo e kombinoi atë me triko të zezë, teksa mbante edhe një çantë dore të markës ‘Dealer’ në vlerë prej 566 funtesh nga Mawi, gjithashtu pronë e këngëtares Madonna.

Artistja shqiptaro-britanike, u fotografua më vonë edhe ndërsa po kthehej në hotelin e saj nga darka me bukuroshin Anwar Hadid.

Të dy Dua dhe Anwar kishin vënë maska për fytyrën, si masë preventive për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Anwar ndërkohë kishte veshur një këmishë të madhe të kuqe dhe blu, teksa ecte i lumtur përkrah të dashurës së tij.

Anwar u bë xhaxha pak javë më parë kur Gigi mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator.

Në anën tjetër, Dua Lipa është duke përgatitur një bashkëpunim befasi me Miley Cyrus, teksa gjatë këtyre ditëve dy këngëtaret e famshme kanë realizuar xhirimet e klipit. /Telegrafi/