Këngëtarja Dua Lipa është pa dyshim një prej emrave më të përfolur javëve të fundit në mediat vendore.
Që pas paraqitjes së saj spektakolare në Prishtinë, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Dua është shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, në të cilin shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Dua ka vendosur të bëhet nostalgjike duke publikuar disa fotografi të rralla nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me miken e saj më të mirë, Nitën.
Kjo e fundit po martohet, dhe kjo ka qenë arsyeja që Dua ka vendosur t’i publikojë këto fotografi, duke i bërë një dedikim emocionues asaj.
“Shoqja imë e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!!! Nita ti do të jesh nusja më e bukur. Ju uroj shumë dashuri, fat, shëndet, lumturi dhe një të ardhme të bukur së bashku”.
“Jam aq e lumtur për ju. Je person i mahnitshëm si brenda dhe jashtë dhe meriton gjithë gjërat magjike që janë duke ndodhur rreth teje”, janë fjalët e Duas për shoqen e saj.
Imazhet nga fëmijëria e tyre janë pëlqyer shumë, veçanërisht nga fansat e Duas të cilët patën mundësinë të njihen me dukjen e këngëtares në vegjëli. /Telegrafi/