Telegrafi

Dua u bashkohet yjeve që shprehin ngushëllime për George Michael (Foto)

Dua Lipa e ka kujtuar ikonën e muzikës pop, George Michael, i cili ndërroi jetë më 25 dhjetor.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me qirinj, lule e fotografi, me mbishkrimin: “U prehsh në paqe George Michael”.

U prehsh në paqe George Michael

Ndryshe, Dua po vazhdon të mbajë koncerte në vende të ndryshme, derisa suksesi vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së saj.

“Room For 2” është kënga e fundit nga Dua e cila korri sukses të madh. /Telegrafi/