Dua Lipa është shfaqur edhe një herë shumë e lumtur dhe në dashuri.
Ajo ka gjetur kohë në mesin e turneut dhe shumë angazhimeve muzikore që të jetë bashkë me të dashurin e saj, Paul Klein.
Bukuroshja nga Prishtina ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në krah të partnerit të saj.
“Hëna dhe yjet”, ka shkruar Dua në postimin e saj ku shihet në krah të të dashurit.
Duket se Duas i ka munguar shumë i dashuri i saj pas angazhimeve të fundit dhe turneut botëror në Amerikë, Evropë e Amerikën Latine.
Dua ka pasur një prej viteve më të suksesshme në karrierë me turne dhe këngë të reja.
Hiti i saj, “New Rules”, ka arritur shifrën e mbi 600 milionë klikimeve, duke shkuar drejt një miliard klikimeve brenda një viti.
Ndryshe, “New Rules” ka arritur të jetë kënga e parë në karrierë të Duas që ka arritur të jetë në top 20 të Billboard Hot 100. /Telegrafi/