Site icon Telegrafi

“Dua t’i tregoj që e dua” – Azemi rrëfen ndjenjat që ka për Albën

Azemi ka folur edhe një herë tjetër për ndjenat që ka për banorën nga Shkodra, Alba Vukaj.

Gjatë një bisede me Santianën, Azemi ka folur hapur për atë që po ndjen duke thënë se do të donte që të ishte me Albën jashtë shtëpisë së BBVK.

“Sa qejf kisha pas me qenë veç unë edhe ajo, jashtë kësaj shtëpie”, është shprehur Azemi.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Tutje, tiktokeri është shprehur se do të vazhdojë t’i tregoj Albës atë që ndjen për të.

“Dua t’i tregoj që e dua, gjithmonë çka ndjej i tregoj, dua që ajo me e ditë prej meje”, ka thënë Azemi.

Lexo po ashtu E lidhur jashtë shtëpisë së BBVK? Flet motra e Albës

Kujtojmë që përveç Azemit, edhe banori tjetër Lumbardh Saliu ka treguar se ka pëlqim ndaj Albës.

Alba në anën tjetër nuk ka treguar ende nëse ka ndonjë pëlqim për ndonjërin prej banorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version