Julian Nagelsmann mori drejtimin e Gjermanisë në një moment të vështirë, por puna e tij ka filluar të jap sukseset e para.
36-vjeçari mori rezultat pozitiv përballë Francës me rezultat 2-0 në miqësoren e luajtur në Lyon.
Nagelsmann ka kontratë me katër herë kampionët e botës deri në përfundimin e Euro 2024, pot ai dëshiron të zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij te ‘Pancerët’.
“Jam i lumtur që Federata është e kënaqur me punën time. Mund të vazhdoj me Gjermaninë edhe pas Evropianit, por gjithçka varet nga oferta. Dhe nuk e kam fare për aspektin financiar”, ka thënë Nagelsmann.
Die Mannschaft bën pjesë në grupin A të Euro 2024 se bashku me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
Kombëtarja e Gjermanisë rikthehet në fushë të martën në një tjetër miqësore përballë Holandës në Frankfurt./Telegrafi/