Site icon Telegrafi

“Dua të më trajtosh si një princeshë”, kërkesa e radhës e Beatrix për Donaldin

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë nisur një lidhje dashurie brenda Big Brother VIP që një kohë të gjatë.

Dyshja, të cilët janë shumë të komentuar në rrjete sociale e faqet rozë, vazhdojnë të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Të njëjtit së fundmi kanë qenë duke qëndruar në oborr së bashku me Meridianin, Einxhel dhe Dagz, ndërkohë që Ramosaj i ka bërë një kërkesë prezantuesit nga Vlora.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo do që ta trajtojë si princeshë duke i qëndruar gjithnjë afër e ta ketë pas vetes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donald Veshaj

“Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, dua të më trajtosh si princeshë, të mos ma lëshosh dorën kur ti të ha”, u shpreh 27-vjeçarja.

Foto: Screenshot/Instagram

Donaldi në anën tjetër bëri një reagim epik duke thënë se shpreson që mos të jetë brenda për Ditën e të Dashuruarve, Shën Valentin.

Romanca e aktorit të njohur vjen pas ndarjes nga ylli i “Përputhen, Bora Zemani. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version