Site icon Telegrafi

“Dua të të bëj të vdekur”, Arbana dhe Ermali “kacafyten”

Rikthimi i Arbana Osmanit në ekran nuk e ka lënë duar kryq Ermal Mamaqin. Ndonëse show i tij ka treguar se po pëlqehet, komiku duket se i druhet konkurrencës.

Ermali dhe Arbana tashmë nuk do të jenë më vetëm miq, por dhe rivalë! Dy emisionet e tyre, “Dua të të bëj të lumtur” dhe “Xing me Ermalin” do të përballen “kokë më kokë” të shtunën në ‘prime time’.

Historitë njerëzore me surpriza dhe të papritura, do të vendosin publikun përballë zgjedhjes së intervistave dhe momenteve plot humor.

Për të parë se si do të shkojë kjo luftë audience, na mbetet të presim këtë të shtunë. /Telegrafi/

Exit mobile version