Telegrafi

“Dua të jem një legjendë e Real Madridit”, Arda Guler prezantohet me fanellën me numër 24

Talenti i madh turk, Arda Guler është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i Real Madridit, teksa ka zbuluar edhe numrin e fanellës.

Gjatë të enjtes u konfirmuar zyrtarisht transferimi i Guler nga Fenerbahce te Real Madridi për 20 milionë euro plus 10 milionë euro tjera bonuse dhe 20 për qind e kartonit nga shitja e ardhshme.

Sot (e premte) ishte paraparë prezantimi i talentit të madh turk në objektet e klubit dhe pas kontrolleve mjekësore erdhi edhe prezantimi.

Lexo po ashtu Vinicius Jr shijon transferimin e Arda Guler te Real Madridi, thumbon Barcelonën

Pas fjalimit të presidentit Florentino Perez i erdhi radha edhe sulmuesit 18-vjeçar, i cili kishte zgjedhur fanellën me numër 24.

Guler ishte i shkurt në fjalimin e tij, duke tentuar t’u hyjë në zemër tifozëve të Real Madridit me deklaratën e tij se dëshiron të bëhet legjendë e klubit.

“Së pari, falënderoj familjen time, njerëzit që më kanë ndihmuar të arrij këtu dhe te klubin”, ka thënë fillimisht Guler në prezantim.

“Unë gjithashtu dua të jem një legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka”, përfundoi fjalimin e shkurt talenti turk. /Telegrafi/