Talenti i madh turk, Arda Guler është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i Real Madridit, teksa ka zbuluar edhe numrin e fanellës.
Gjatë të enjtes u konfirmuar zyrtarisht transferimi i Guler nga Fenerbahce te Real Madridi për 20 milionë euro plus 10 milionë euro tjera bonuse dhe 20 për qind e kartonit nga shitja e ardhshme.
Sot (e premte) ishte paraparë prezantimi i talentit të madh turk në objektet e klubit dhe pas kontrolleve mjekësore erdhi edhe prezantimi.
Pas fjalimit të presidentit Florentino Perez i erdhi radha edhe sulmuesit 18-vjeçar, i cili kishte zgjedhur fanellën me numër 24.
Guler ishte i shkurt në fjalimin e tij, duke tentuar t’u hyjë në zemër tifozëve të Real Madridit me deklaratën e tij se dëshiron të bëhet legjendë e klubit.
👕 @10ardaguler 👕#WelcomeArda pic.twitter.com/SUBjH5w0aU
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 7, 2023
“Së pari, falënderoj familjen time, njerëzit që më kanë ndihmuar të arrij këtu dhe te klubin”, ka thënë fillimisht Guler në prezantim.
“Unë gjithashtu dua të jem një legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka”, përfundoi fjalimin e shkurt talenti turk. /Telegrafi/