Site icon Telegrafi

“Dua ta bëj para teje, unë jam homoseksual”, momenti emocionues kur fansi takon Bebe Rexhën dhe deklaron orientimin seksual para nënës së tij

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngelur gojëhapur nga një fans i saj.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shihet duke biseduar me një fans të zjarrtë të saj, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët kur është takuar me yllin shqiptar.

I njëjti i ka rrëfyer Rexhës faktin se sa shumë e ka ndihmuar ajo me muzikën e saj, përkatësisht me këngët e albumit “Better Mistakes” – cili është një album kryesisht me këngë dedikuar ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

Lexo po ashtu Bebe Rexha thotë se është e mërzitur nga komentet që merr për shtimin në peshë: E di që jam shëndoshur, kjo gjë po më lodh vërtet

“Unë u zhvendosa në Tenese, depresioni im po bëhej akoma më keq dhe ‘Better Mistakes’ erdhi”, dëgjohet duke thënë mes të qarash fansi, ndërsa 33-vjeçarja i thotë: “Le të provojmë të shijojmë këtë moment, ti je i fortë”.

Ndërkohë, kur interpretuesja e hitit “I’m a mess” e pyet për moshën dhe ai i tregon që është vetëm 18 vjeç, Bebe Rexha kthehet nga e ëma e tij dhe i thotë: “18, ai është një bebe”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon këngën e re "If Only I" me Two Friends dhe Loud Luxury

“Unë do ta bëj përpara teje”, i thotë fansi, ndërsa tutje këngëtarja e pyet “Çfarë do të bësh përpara meje?”.

“Unë jam një homoseksual”, thotë fansi duke deklaruar orientimin e tij seksual në publik, gjersa nëna e tij i drejtohet duke i thënë: “Është në rregull, unë ende të dua ty”.

“Unë takova një fansin më të dashur dhe nënë tij natën e kaluar dhe pas mbarimit të koncertit, gjëja më e ëmbël në botë ndodhi pikërisht përpara meje. Më kujton mua faktin se pse bëj muzikë”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Duket se edhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka mundur t’i mbajë lotët në këtë moment kaq emocionues. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Exit mobile version