Ajo ka qenë duke kaluar kohë së fundmi në New York me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Megjithatë si rrallë herë, Dua Lipa dukej se po bënte një paraqtije solo të premten pasdite, pasi ajo ishte parë pa të dashurin e saj, në një shëtitje në “Big Apple” të New Yorkut, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja 24 vjeçe, shfaqi stilin e saj tipik të çuditshëm ndërsa doli jashtë e veshur me një xhaketë blu me panele grafike të shtypura me katrorë dhe detaje të thurura.
Ajo bashkoi pjesën e sipërme me një palë pantallona të zeza, ndërsa dukej mjaft tërheqëse me çantën që mbante në krah, dizajni i së cilës ishte kombinuar me një pjesë të veshjes.
Ylli me prejardhje shqiptare vuri në dukje edhe flokët e saj, që aktualisht janë bjonde në pjesën e përparme, dhe pak më të mbyllura në pjesën e prapme.
Mbrëmjen e së enjtes, Dua dhe i dashuri i saj, Anwar, morën pjesë në festën e 23-të të ditëlindjes së modeles Bella Hadid, në “Saks Fifth Avenue” në Manhattan.
Dua përndryshe është drejt rikthimit të saj në muzikë pas një pauze disa mujore, në aspektin e prurjeve të reja muzikore.
Ajo dhe menaxhmenti i saj kanë bërë të ditur se më datë 1 nëntor, do të publikohet edhe kënga e saj më e re, që do të jetë pjesë e albumit të saj të dytë, që Dua gjithashtu do ta publikojë të plotë këtë vit.
Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Swan Song”, të cilën ajo e publikoi në janar të këtij viti, dhe ishte kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/