Site icon Telegrafi

Dua shfaqet me shqiponjë në Paris (Foto)

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, e cila po bën famë në Britani të Madhe, është duke realizuar një turne të vogël nëpër Evropë dhe sot do të performojë në Paris.

Në një fotografi të postuar në “Intagram”, krijuesja e hitit “Be The One” shihet se ka të veshur një bluzë me shqiponjë, derisa ka shkruar se është gati për koncertin që do ta mbajë sot në “La Bande Originale”.

Dua për një kohë shumë të shkurtër ka arritur suksese të mëdha në botën e muzikës ndërkombëtare duke u radhitur në mesin e emrave që po bëjnë krenar shqiptarët. /Telegrafi/

Exit mobile version