Site icon Telegrafi

Dua rrëmbeu vëmendjen në Hollywood, teksa nuk ishte e shoqëruar nga i dashuri i ri

Kanë kaluar një javë që kur Dua Lipa e ka bërë zyrtare lidhjen me Anwar Hadid në Instagram.

Por të mërkurën, artistja shqiptare ishte parë në një pushim pune në Hollywood, pa partnerin e saj të ri, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi.

Përkundrazi, këngëtarja 23-vjeçare ishte e shoqëruar nga miku i saj, Nawal Alkhedairy, dhe të dy u ndalën në një dhomë çaji për të kaluar një pasdite së bashku.

Dua Lipa/Foto: Backgrid

Krijuesja e hitit “New Rules” ishte e veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër, të kombinuar me një palë xhinse e po ashtu edhe me një palë atlete të bardha.

Flokët e saj të kapura mbrapa dhe çanta e verdhë bënë që 23-vjeçarja të jetë më në qendër të vëmendjes.

Ajo ndau disa postime në ‘InstaStory’ me miliona ndjekësit, teksa u takua me Joe Kentish të ‘Warner Music Group’ për të biseduar për muzikën e saj të re.

Dua Lipa/Foto: Backgrid

Muajin e kaluar, këngëtarja britanike e konfirmoi romancën me Anwar Hadid, 20 vjeç, në festivalin Britanik në Hyde Park të Londrës.

Dyshja mbështillnin krahët rreth njëri-tjetrit, ndërsa lëviznin drejt muzikës, përpara se të hidheshin lart e poshtë nga gëzimi i gjatë festës së tyre.

Nuk ishte e vështirë të kuptosh pse Dua kishte kapur sytë nga vëllai i vogël i motrave supermodele Gigi, 24 vjeç dhe Bella, 22 vjeç.

Dhe javën e kaluar, Lipa dhe Hadid zyrtarizuan lidhjen në rrjetet sociale me anë të një postimi që përfshinte fotografi të të dyve në “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Në ato foto, Hadid mund të shihet i veshur me të njëjtën triko sikur që Lipa kishte veshur në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version