Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të premten mbrëma ka performuar para mijëra fansave në natën e parë të Festivalit Sunny Hill që mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
22-vjeçarja ishte ylli kryesor i mbrëmjes, ku interpretuan edhe shumë këngëtarë tjerë shqiptarë.
“Blind your mind” ishte kënga me të cilën Dua filloi paraqitjen në festival, ndërsa publiku e priti me ovacione.
Këngëtarja vazhdoi me interpretimin e këngëve të suksesshme, si “New Love”, “One Kiss”, “IDGAF”, por edhe bashkëpunimin me Martin Garrix, “Scared To Be Lonely”.
Ajo e mbylli performancën me hitin e saj më të madh “New Rules”, këngë e cila theu rekorde vitin e kaluar për jetëgjatësi në top-listat britanike.
Dhe pikërisht një pjesë të këtij interpretimi, Dua e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
Theksojmë se “New Rules” bën pjesë në grupin e hiteve më të mëdha botërore. Videoklipi i kësaj kënge është lansuar më 7 korrik të vitit 2017 dhe aktualisht numëro një miliard e 383 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/