Dua Lipa ka publikuar fotografi nga fëmijëria e saj dhe motrës Rina, të cilën e ka uruar për ditëlindje.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 10.5 milionë ndjekës, 22-vjeçarja i ka postuar dy fotografi, ku shfaqet së bashku me Rinën.
“Më e mira nga të gjithë. Urime ditëlindjen motër. Të dua deri në përjetësi. Jam shumë me fat. Aq me fat që të kam ty Rina Lipa. E ke mbështetjen time përjetësisht”, ka shkruar Dua në përshkrimin e saj.
Këngëtarja shqiptare është duke shijuar sukseset e mëdha në karrierën e saj muzikore, falë hiteve të njëpasnjëshme që i ka publikuar.
Fillimisht, “New Rules” kaloi shifrën prej një miliard shikimesh në YouTube dhe aktualisht numëron një miliard e 202 milionë shikime.
Pastaj në muajin janar të këtij viti e lansoi këngën “IDGAF”, e cila është shikuar mbi 256 milionë herë në shërbimin e shpërndarjes së videove.
Po ashtu, i suksesshëm rezultoi edhe bashkëpunimi me Calvin Harris, “One Kiss”, versioni audio i të cilit është dëgjuar mbi 62 milionë herë, kurse videoklipi që u lansua më 2 maj, është shikuar mbi 35 milionë herë.
Në ndërkohë, këto ditë, ajo i ka publikuar edhe disa imazhe, në të cilat ka pozuar në mënyrë joshëse. /Telegrafi/