Telegrafi

Dua pritet ta xhirojë në Itali videoklipin e këngës për filmin e James Bondit

Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Dua Lipa thuhet se do ta xhirojë videon muzikore për kolonën zanore të filmit të ardhshëm për James Bondin.

Ka kohë që po spekulohet se këngëtarja shqiptare do të përfshihet në listë e yjeve që kanë interpretuar këngën kryesore në filmat ikonikë për agjentin sekret.

Dua Lipa (Foto: Neilson Barnard/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

“Do të doja ta bëja, por nuk jam duke e incizuar… deri më tani”, ishte përgjigjur 23-vjeçarja kur është pyetur për këtë temë, transmeton NME.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Ndërsa tash, SassiLive raporton se xhirimet e klipit të Duas për këngën e filmit për ‘007’ do të bëhen në Itali në muajin gusht.

Ky njoftim vjen pas lajmit se filmi i 25-të me radhë për James Bondin (që do të jetë i fundit për Daniel Craigun në rolin e agjentit sekret) do të xhirohet Matera, në jug të Italisë. /Telegrafi/