Dua Lipa vazhdon në ngritet vazhdimisht në karrierën e saj muzikore, ndërkohë që numri i fansave të saj është në rritje të vazhdueshme.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka kaluar shifrën prej 30 milionë ndjekësish në rrjetin social, Instagram dhe padyshim se i është gëzuar këtij suksesi.
Ajo e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj për ta shënuar këtë arritje dhe i ka falënderuar fansat e saj.
“30 milionë! Faleminderit. Jam e lumtur që jam gjallë, që po bëj muzikën që më pëlqen, me njerëzit që i dua, për njerëzit që i dua (juve)”, ka shkruar Dua në përshkrim.
Tema muzikore e filmit “Alita: Battle Angel”, “Swan Song”, është ndër realizimet më të fundit të 23-vjeçares që u lansua në fund të muajit janar. /Telegrafi/