Site icon Telegrafi

Dua: Po jetoj çastet më të mira të jetës, nuk dua që kjo të ndalet

Në një intervistë për BBC, Dua Lipa ka thënë se është duke i jetuar çastet më të mira në jetën e saj.

Këngëtarja shqiptare tashmë është duke e përjetuar jetën e një ylli të muzikës pop që pjesë të rëndësishme ka edhe udhëtimet.

“Sigurohem që të lodhem para çdo fluturimi. Ndërsa një maskë për fjetje është esenciale”, ka thënë Dua, transmeton Koha.net.

“Jam duke jetuar çastet më të mira të jetës sime. Nuk dua që kjo të ndalet. Dua që të dëgjohem globalisht, është e magjishme kur njerëzit e njohin muzikën tënde”, ka shtuar 20-vjeçarja.

Dua së fundmi ishte pjesë e festivalit “SXSW” në Austin të Teksasit.

Exit mobile version