Telegrafi

Dua po bën gati një bashkëpunim me “Blackpink”

Dua Lipa është një këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo së fundi tregoi se brenda kësaj jave do të vjen me këngën e re, ku do ta shohim me imazh të ri prej bionde.

Por, mediat ndërkombëtare tani po raportojnë se 23-vjeçarja do të vjen me një bashkëpunim të ri.

Dua Lipa gjatë performancës së saj në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, 10 gusht 2018 (Foto: Telegrafi)

Zeshkania thuhet se së shpejti do të sjell një këngë me “Blackpink” gjersa kënga titullohet “Kiss and Make Up”.

I gjithë spekulimi nisi pasi Lipa publikoi një mesazh në llogarinë personale në Twitter se ka gati disa materiale muzikore.

Lexo po ashtu Gashi: Faleminderit Dua Lipa që më frymëzon si nëna dhe motra ime, të dua

Edhe video e anëtares së “Blackpink”, Jennie Kim, duke kënduar një këngë të Dua Lipës, ka shtuar spekulimet se po bëhet gati një bashkëpunim.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në albumin e dytë pas atij debutues që doli të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/