Telegrafi

“Dua” pëlqehet nga fansat, Enca: Ky është rekordi im personal për një këngë solo

(Foto: Instagram/Enca)

Enca Haxhia të premten e publikoi këngën e saj më të re, “Dua”, të cilën e shoqëroi me videoklip dhe ajo tashmë është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares.

Për më pak se 24 orë nga publikimi, videoja muzikore e kësaj kënge ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.

Këngëtarja është shprehur e entuziazmuar me këtë sukses duke pohuar se ky është një rekord i ri personal për të.

“1.000.000 për më pak se 24 orë. Mendoj se ky është rekordi im personal për një këngë solo”.

“Faleminderit Zotit. Faleminderit miqve të mi mahnitës dhe stafit të punës”.

“Dhe falënderimi më i madh për të gjithë ju për mbështetjen e madhe të papritur dhe mirëkuptimin”.

“Më keni emocionuar më shumë se kurrë sot (e shtunë)”, ka shkruar Enca në një postim në Instagram. /Telegrafi/