Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Dua Lipa ishte shoqëruar nga Anwar Hadid, i cili thuhet se është i dashur i saj i ri.
Pas ndarjes nga Isaac Carew, këngëtarja shqiptare nuk priti shumë dhe u spekulua të ketë nisur një lidhje të re, me vëllanë e motrave të famshme Hadid, Gigi dhe Bella.
Anwar është një model dhe personalitet televiziv në SHBA, ndërsa nga viti 2016 ka nënshkruar me IMG Models.
Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Sunny Hill, ai ka shoqëruar Duan në Prishtinë, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të ndryshme të çiftit.
Prezenca e imazheve të përbashkëta në rrjetet sociale, kanë bërë që mediat ndërkombëtare të shkruajnë se ata tashmë janë “çift në Instagram”.
Ndërkaq, gjatë të dielës, 23-vjeçarja i ka shpërndarë disa fotografi nga festivali në Parkun e Gërmisë, ku nuk mungon edhe poza e përbashkët me Anëar. /Telegrafi/