Site icon Telegrafi

“Dua një numër 9” – Manchester United ndanë mbi 100 milionë euro për kërkesën e Ten Hag 

Djajtë e Kuq janë të vendosur të transferojnë një sulmues që kushtin mbi 100 milionë euro, pasi është kërkesë e trajnerit Erik Ten Hag.

Klubi nga “Old Trafford” së shpejti mund t’i mbush arkat me para nëse Sheikh Jassim, e blen, dhe dëshira e tij e parë është superylli i Paris Saint-Germain, Neymar.

Por në krye të listës së trajnerit Erik Ten Hag është sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Madje tifozët e Manchester United e kënduan Kanen në barazimin e tyre 2-2 ndaj Tottenham– pasi trajneri Ten Hag e kishte quajtur atë “një lojtar dhe personalitet i madh”.

“Të gjithë e dinë dhe nuk është sekret që për një kohë të gjatë dhe për një sezon të tërë kemi pasur mungesë të Nr 9”.

“Largimi i [Cristiano] Ronaldos, atëherë Anthony Martial shpesh nuk ishte i disponueshëm, Jadon Sancho shpesh nuk ishte i disponueshëm. Pra kemi mungesë të lojtarëve të vijës së parë”, kishte deklaruar Ten Hag.

Man United dëshiron të bashkojë Harry Kane dhe Marcus Rashford sezonin e ardhshëm.

Rashford po shijon sezonin e tij më të mirë me gola, ku deri tani ka shënuar 29.

Përveç Kane, në listë janë edhe emra si: Victor Osimhen (Napoli), Jonathan David (Lille), Rasmus Hojland (Atalanta), Tammy Abraham (Roma) dhe Dusan Vlahovic (Juventus).

Lexo po ashtu Një super kompjuter i inteligjencës artificiale parashikon përfundimisht tabelën e Ligës Premier: Fituesi, vendet e Ligës së Kampionëve dhe kush bije nga liga

Osimhen në veçanti, si në Serinë A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, është dukur si qendërsulmuesi i nivelit të lartë për të cilin United ka nevojë.

Por as nigeriani nuk kushton më pak se 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version