Site icon Telegrafi

“Dua një finale Shqipëri-Gjermani në “Euro 2016””

Presidenti i Bundestagut gjerman, Lammert mbajti një fjalë përshëndetëse sot në Parlamentin e Shqipërisë me ftesë të kryeparlamentarit Ilir Meta.

Ai nuk harroi të përmendte edhe kampionatin europian që zhvillohet në Francë, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë.

Në mbyllje të fjalës përshëndetëse, Lammert shprehu një dëshirë për ndeshjet në EURO 2016, për një sfidë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë duke qenë se dy vendet kanë një marrëdhënie historike.
“Do të prisja me kënaqësi një ndeshje finale mes skuadrave tona”, tha Presidenti i Bundestagut gjerman.

Dhe përgjigja i erdhi nga homologu i tij Ilir Meta, i cili modestish tha se nuk ka rëndësi kush do të fitojë, pasi askush nuk do të mërzitet në Shqipëri edhe nëse fiton Gjermania këtë duel, duke qenë se në vendin tonë ka shumë tifozë gjermanë.

“Dhe po dolëm në finale me Gjermaninë, besoj asnjë në këtë sallë nuk do të mërzitet për atë që do të fitojë”, u përgjigj kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta.

Exit mobile version