Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë ndodhet në Kosovë.
20-vjeçarja do të mbajë një koncert ditën e martë (9 gusht) para fansave në Prishtinë, ndërsa ka vendosur që të vijë në vendin e saj pak ditë më herët.
Me të arritur në Aeroportin “Adem Jashari”, ajo është shprehur e kënaqur që ndodhej në Kosovë pas disa vitesh.
“Zemra është në shtëpi”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.
Për më shumë, Dua ka thënë se në koncertin që do të mbahet në kryeqytet do të këndojë edhe disa këngë të padëgjuara më herët, të cilat do të jenë pjesë e albumit të ri.
Për koncertin e Lipës kanë shprehur interesim të marrin pjesë, edhe shqiptarët nga trevat jashtë Kosovës.
Ndërkaq, pas koncertit në Prishtinë, ajo do të mbajë një koncert edhe në Tiranë. /Telegrafi/