Këngëtarja prishtinase me famë botërore, Dua Lipa, ka caktuar datë për koncert edhe në Tiranë.
Një ditë pasi që do të performojë në Prishtinë, sensacioni botëror i muzikës do të niset drejt Tiranës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja në profilin e saj zyrtar në Instagram, përcjell Koha.net.
“Jam e entuziazmuar t’ju tregoj se kam shtuar edhe një tjetër datë për koncert derisa jam në vendlindje. Do të udhëtoj në Tiranë më 10 gusht për koncert. Unë jam gati, shpresoj edhe ju gjithashtu”, ka shkruar Lipa, teksa ka shtuar në shqip edhe fjalët: “Shihemi së shpejti”.
Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë do të jetë nikoqire e Lipës më 10 gusht, derisa një ditë më herët, më 9 gusht, ajo do të jetë në parkun e Gërmisë.