Telegrafi

Dua Lipës i vonohet aeroplani në Greqi, shfrytëzon rastin për të vizituar Akropolisin në Athinë me të dashurin e saj

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Greqi.

Pas pushimeve në Sifnos, ylli i njohur ndërkombëtar vazhdoi me destinacionin e radhës.

Të shtunën, ajo bashkë me të dashurin e saj, Romain Gavras (i cili po e shoqëron në këtë udhëtim), vizituan kryeqytetin grek, Athinën – me gjasë për t’u larguar më pas përfundimisht nga Greqia.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Për shkak të vonesës së fluturimit, këngëtarja e hitit “No Lie” nuk e ka humbur rastin dhe ka shkuar për të parë Partenonin.

Lexo po ashtu Dua Lipa publikon fotografi duke bërë akrobaci në ujë gjatë pushimeve në Greqi

Në një sërë fotografish të ndara me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Lipa mund të shihej Akropol, ku ka pozuar e buzëqeshur me një veshje të stilit ‘casual’ dhe syze dielli të zeza.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua përndryshe ka muaj që ka zyrtarizuar lidhjen e saj më të re me regjisorin e njohur francez, Romain Gavras.

Ky i fundit para dy viteve ka qenë në lidhje me këngëtaren tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ata gjithashtu i kishin kaluar pushimet e përbashkëta në brigjet greke. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram