Site icon Telegrafi

Dua Lipës do t’i mungojë i dashuri për pak ditë, ia shpreh dashurinë në rrjetet sociale

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në mediat e huaja.

Lidhja e saj me modelin britanik Isaac Carew bëhet gjithashtu temë e mediave, teksa këngëtarja shqiptare shpesh e ekspozon të dashurin edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka treguar se do të ndodhet larg tij për pak ditë, e ndërsa mungesën ia ka shprehur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Do të më mungosh për një kohë të gjatë. Shihemi së shpejti i dashur”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, të cilët i kanë komplimentuar çiftin për harmoninë e tyre.

Dua për momentin ndodhet në Los Anxhelos, ku ka performuar në koncertin “jingle Ball”, të organizuar nga iHeart Radio.

Ajo do të jetë shumë e angazhuar këtë fundvit me koncerte të shumta, gjersa nuk do të munguojë edhe puna rreth projekteve të reja muzikore.

Lexo po ashtu Në atmosferën e festave të fundvitit, Dua Lipa mahnit me dukjen dhe performancën e saj në eventin "Jingle Ball"

E njëjta këtë vit ka qenë në Prishtinë gjatë muajit gusht, ku më datë 10 performoi për fansat në festivalin “Sunny Hill”, të zhvilluar në parkun Gërmia. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version