Site icon Telegrafi

Dua Lipës i realizohet ëndrra

Dua Lipa për momentin është një ndër yjet më të mëdha të industrisë së muzikës në botë.

Bukuroshja jonë po vazhdon të korr suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar me projektet dhe koncertet muzikore.

Ajo ka pasur gjatë këtij viti që po lëmë pas shumë këngë të reja si dhe ka fituar një numër të konsiderueshëm të çmimeve të huaja, ku së fundi u vlerësua me është nderuar me çmimin ‘Depërtimi i vitit’ nga Variety.

Zeshkania ka arritur së fundi të realizojë ëndrrën e kamotshme të ‘pushtimit të ballinës së revistës, “Vogue”. Kjo e fundit ka përzgjedhur që muajin e parë të vitit 2019 ta ketë nikoqire 23-vjeçaren tonë.

Me këtë rast, Lipa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Intagram teksa shihet duke pozuar për magazinën e lartcekur.

Dua shfaqet e veshur me fustan të bardhë me pupla gjersa shprehet se është një ëndërr që u bë realitet dhe i kërkon “të gjithëve ta pickojnë”.

Lexo po ashtu Sukseset e shqiptarëve për këtë vit akoma nuk kanë mbaruar - Dua Lipa dhe Bebe Rexha nderohen me çmime nga Variety

“Ëndrra mu realizua, Më pickoni, më pickoni. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin”, ka shkruar ndër të tjerash artistja.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në këngë të reja që pritet të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version