Telegrafi

Dua Lipës iu prish vetura dhe mbeti në rrugë me të dashurin, nuk arritën dot në kohë për MTV Video Music Awards

Ajo nuk ishte prezente në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2019, ndonëse ishte e nominuar për një nga kategoritë.

Dhe duket se telashet e veturës së Dua Lipës mund të kenë qenë arsyeja pse, pasi ajo u detyrua të tërhiqej në një anë të rrugës për shkak të një gome të shpuar në Los Angeles, në Kaliforni të hënën.

Këngëtarja shqiptare, 24 vjeçe, dukej e shqetësuar ndërsa priste stafin e saj për ta rregulluar gomën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Dua nuk arriti të ngrejë një buzëqeshje teksa u detyrua të dilte nga vetura e saj, ndërsa goma u zëvendësua që ajo të vazhdonte më tej.

Megjithë bezdisjen, Dua dukej rastësisht e lezetshme veshur me një palë xhinse dhe xhaketë portokalli të ndezur.

Lexo po ashtu Bebe Rexha i bën krenarë shqiptarët, shpërblehet me çmim në MTV Video Music Awards 2019

Dua zgjodhi për rehati maksimale në një palë këpucë të zeza me dantellë grunge, e ndërsa kishte vënë një makijazh të lehtë.

Krijuesja e hitit “New Rules” u pa me të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin së fundmi po shijon një romancë të zjarrtë.

Ndërkohë, ndërsa nuk mori pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards, Dua humbi çmimin për “Këngën më të mirë ritmike”, pasi këtë çmim e fitoi artistja tjetër shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha me The Chainsmokers. /Telegrafi/

Bebe Rexha fitoi çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në MTV Video Music Awards (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)