Ajo nuk ishte prezente në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2019, ndonëse ishte e nominuar për një nga kategoritë.
Dhe duket se telashet e veturës së Dua Lipës mund të kenë qenë arsyeja pse, pasi ajo u detyrua të tërhiqej në një anë të rrugës për shkak të një gome të shpuar në Los Angeles, në Kaliforni të hënën.
Këngëtarja shqiptare, 24 vjeçe, dukej e shqetësuar ndërsa priste stafin e saj për ta rregulluar gomën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dua nuk arriti të ngrejë një buzëqeshje teksa u detyrua të dilte nga vetura e saj, ndërsa goma u zëvendësua që ajo të vazhdonte më tej.
Megjithë bezdisjen, Dua dukej rastësisht e lezetshme veshur me një palë xhinse dhe xhaketë portokalli të ndezur.
Dua zgjodhi për rehati maksimale në një palë këpucë të zeza me dantellë grunge, e ndërsa kishte vënë një makijazh të lehtë.
Krijuesja e hitit “New Rules” u pa me të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin së fundmi po shijon një romancë të zjarrtë.
Ndërkohë, ndërsa nuk mori pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards, Dua humbi çmimin për “Këngën më të mirë ritmike”, pasi këtë çmim e fitoi artistja tjetër shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha me The Chainsmokers. /Telegrafi/