Dua Lipa ka performuar para mijëra fansave në kryeqytetin britanik të Londrës.
Këngëtarja shqiptare me këtë rast ka falënderuar të gjithë të pranishmit duke pohuar se ëndrra i është bërë realitet.
“Sonte kam përjetuar shpirtin e Kokos. Një skenë që vetëm e kam ëndërruar pasi këtu kam parë disa nga artistët e mi të preferuar si Bruno Mars, JCole dhe Schoolboy Q. Ishte një performancë e veçantë në qytetin tim”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka nisur një turne muzikor anembanë ishullit britanik, ndërsa më pas pritet të performojë edhe në disa prej qyteteve më të mëdha botëore. /Telegrafi/