Këngëtarja Dua Lipa është në udhëtime të vazhdueshme, kjo për shkak të koncerteve të shumta që ka.
Mirëpo në nga udhëtimet e fundit, artistja shqiptare ka hasur në probleme dhe si rrjedhojë ka arritur 10 orë me vonesë në Firence.
Siç ka treguar ajo në një fotografi të publikuar në Instagram, katër herë fluturimet e saj janë anuluar dhe si rrjedhojë nisja nga Londra u bë me vonesë.
“Katër fluturime të anuluara, por 10 orë më vonë arrita në Firence”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.
Ndërkohë, pas Italisë ajo pritet që gjatë javës së ardhshme të vijë në Kosovë, për t’u marrë me aktivitetet e fondacioni “Sunny Hill”. /Telegrafi/