Duket se sukseset për artisten shqiptare, Dua Lipa, nuk kanë të ndalur
Ajo vazhdon t’i bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë me punën e vazhdueshme dhe sukseset e shumta.
Së fundmi, në mediat britanike iu dedikuan artikuj dy këngëtareve shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha, duke i cilësuar si më të dëgjuarat e momentit në Britani.
Teksa sot, Dua përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, sipas Music News Facts, Dua është shpallur zyrtarisht artistja më e mirë femër e vitit 2018 në Britaninë e Madhe.
Ajo gjithashtu ka tri këngët më të shitura në tregun muzikor britanik.
“One kiss” në duet me Calvin Harris, e publikuar muaj më parë, radhitet si kënga më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar.
Këngëtarja Lipa u është mirënjohëse të gjithë fansave të saj për këto suksese që i gëzon. /Telegrafi/