Ata filluan eksperiencën e tyre së bashku gjatë izolimit në Londër.
Dhe Dua Lipa ka udhëtuar përtej Oqeanit në Los Angeles për të qenë sa më afër të dashurit të saj, Anwar Hadid, sipas disa raportimeve.
The Sun raportoi që këngëtarja e “One Kiss”, 24 vjeçare, është zhvendosur për të jetuar me të dashurin, 21 vjeçar, në mes të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Është pohuar se Dua ka marrë një pronë në Beverly Hills afër familjes së të dashurit të saj, përkundër faktit se familja e saj e ngushtë jeton në Britani.
“Ishte e vështirë shkuarja e saj në SHBA në radhë të parë, por ajo e di se nuk do jetë e lehtë të karantinohet për javë të tëra”, tha një burim pranë DailyMail.
“Por, ajo njeh shumë njerëz në Los Angeles, si Anwar, i cili ka jetuar në të kaluarën dhe për këtë ndihet më optimiste”, thekson burimi.
“Të jetuarit në Amerikë është një gjë e mirë edhe për karrierën e saj, posaqërisht për projektet e reja që do të vijnë. Dua është duke e bërë vendin e ri komod së bashku me qenin Dexter dhe Anwar me të cilët do fillojë një jetë të re në Los Angeles”.
Anwar, është vëllai më i vogël i motrave, Gigi, 25 vjeçare, dhe Bella, 23.
Dyshja fillimisht kanë jetuar në një apartment së bashku ne New York në shtator vetëm tre muaj që nga lidhja e tyre.
Pasi kaluan një kohë të mirë të karantinimit në Londër, çifti shijuan një pushim në Shën Luçia për t’u kthyer më pas në Amerikë te familja Hadid. /Telegrafi/