Site icon Telegrafi

Dua Lipa zgjedh një stil elegant për flokët

Nëse jeni diçka si ne, ndonjëherë, mund ta gjeni veten në mendime për të ditur se çfarë të bëni me flokët tuaj – përveçse t’i kapni ato në një bisht të rastësishëm.

Por tani, Dua na ka treguar se si ta bëjmë një stilim të thjesht dhe elegant.

Këngëtarja tundi një bisht të ngushtë të lartë, por në vend që t’i linte flokët të bien lirshëm nga lidhja e flokëve, u gërshetuan në tre mini gërsheta.


Dua ka postuar një sërë fotosh të modelit të flokëve dhe duhet të themi se ajo duket sikur po argëtohet shumë duke tundur bishtin me gërsheta.

Në fotot (të cilat duket se janë shkrepur në një varkë – super rastësore), Dua ka gjithashtu rimel të kaltër të shndritshëm.

Për të përfunduar pamjen, ajo ka veshur një bluzë ngjyrë hiri, një fund argjendi dhe një çantë rozë për atmosferë të pastër nostalgjike të viteve ’90. /Telegrafi/

Exit mobile version