Telegrafi

Dua Lipa zbulon titullin e albumit përmes tatuazhit të ri të realizuar në krahë

Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images)

Të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte pjesë e ndarjes së çmimeve muzikore, ARIA Awards, në Australi.

Më pas, ajo shijoi ca kohë me diell në ishullin Hamilton, i cili është afër Grwat Reef Barrier dhe duket se po vazhdon akoma të argëtohet.

Së fundmi, ylli shqiptar ka ndarë me ndjekësit dy fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, përmes së cilave zbulon titullin e albumit të ri.

Në imazhin e parë, 24-vjeçarja ka sjellë një pozë atraktive në bikini, ndërsa në të dytin zbulon titullin e albumit të dytë i cili quhet ‘Future Nostalgy’ apo në shqip ‘Nostalgjia e së ardhmes’.

Lexo po ashtu Dua Lipa realizoi kopertinën e albumit të ri

“Lëviz për të parë titullin e albumit”, ka shkruar krahas fotografive Lipa, ku mori edhe komente të shumta nga fansat që mezi po e presin.

Në ndërkohë, albumin e saj të ardhshëm e ka cilësuar si një epokë të re në karrierën e saj, duke bërë të ditur se këngët e reja do t’i përkasin një stili tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim deri më tani.

 

Kënga e saj më e re njëherësh pjesë e këtij albumi, “Don’t start now” është kthyer tashmë në një prej projekteve më të pëlqyera të momentit, duke kryesuar listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/