Të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte pjesë e ndarjes së çmimeve muzikore, ARIA Awards, në Australi.
Më pas, ajo shijoi ca kohë me diell në ishullin Hamilton, i cili është afër Grwat Reef Barrier dhe duket se po vazhdon akoma të argëtohet.
Së fundmi, ylli shqiptar ka ndarë me ndjekësit dy fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, përmes së cilave zbulon titullin e albumit të ri.
Në imazhin e parë, 24-vjeçarja ka sjellë një pozë atraktive në bikini, ndërsa në të dytin zbulon titullin e albumit të dytë i cili quhet ‘Future Nostalgy’ apo në shqip ‘Nostalgjia e së ardhmes’.
“Lëviz për të parë titullin e albumit”, ka shkruar krahas fotografive Lipa, ku mori edhe komente të shumta nga fansat që mezi po e presin.
Në ndërkohë, albumin e saj të ardhshëm e ka cilësuar si një epokë të re në karrierën e saj, duke bërë të ditur se këngët e reja do t’i përkasin një stili tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim deri më tani.
Kënga e saj më e re njëherësh pjesë e këtij albumi, “Don’t start now” është kthyer tashmë në një prej projekteve më të pëlqyera të momentit, duke kryesuar listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/