Telegrafi

Dua Lipa zbulon prapaskena nga përgatitja e saj për MET GALA

Dua Lipa (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Dua Lipa ishte gjatë ditëve të kaluara në ngjarjen kryesore të botërore të modës, MET GALA.

Bukuroshja jonë vazhdon të rrëmbej vëmendjen e mediave botërore në saje të këngëve dhe koncerteve të ndryshme.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale të Instagramit teksa zbulon disa prapaskenat e përgatitjes për këtë ngjarje të mbajtur në New York.

“Faleminderit Versace dhe Donatella Versace. Ndjehesha me fat se bashkëpunuam në këtë vizion së bashku. Printimi i ikonës së Elton John nga koleksioni i vitit 1991. Një natë për t’u kujtuar përgjithmonë”, ka shkruar zeshkania në rrjetet sociale.

Theksojmë se në këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, e cila ka evituar një takim me 23-vjeçaren.

Lexo po ashtu The Sun shkruan për Ritën dhe Duan: Ato shmangën njëra-tjetrën në MET Gala, mes tyre fshihet një "grindje sekrete"

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të dytë. /Telegrafi/