Dua Lipa ishte gjatë ditëve të kaluara në ngjarjen kryesore të botërore të modës, MET GALA.
Bukuroshja jonë vazhdon të rrëmbej vëmendjen e mediave botërore në saje të këngëve dhe koncerteve të ndryshme.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale të Instagramit teksa zbulon disa prapaskenat e përgatitjes për këtë ngjarje të mbajtur në New York.
“Faleminderit Versace dhe Donatella Versace. Ndjehesha me fat se bashkëpunuam në këtë vizion së bashku. Printimi i ikonës së Elton John nga koleksioni i vitit 1991. Një natë për t’u kujtuar përgjithmonë”, ka shkruar zeshkania në rrjetet sociale.
Theksojmë se në këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, e cila ka evituar një takim me 23-vjeçaren.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të dytë. /Telegrafi/