Site icon Telegrafi

Dua Lipa zbulon poemën e preferuar që i dedikohet familjes dhe miqve

WANTAGH, NY - JUNE 16: Dua Lipa performs at 103.5 KTU's KTUphoria on June 16, 2018 in Wantagh City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images for 103.5 KTU)

Dua Lipa konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme gjersa po punon në projekte të reja muzikore.

Për shumëkënd suksesi ka domethënie të ndryshme dhe e perceptojnë si të tillë të pasurit e një familjeje të shëndoshë e të madhe, arritje në punë, shkollim.

Megjithatë, kjo për këngëtaren tonë duket se nuk vlen dhe se suksesi ka një kuptim tjetër nëse bazohemi në vargjet e një poezi të poetes kanadeze, Rupi Kaur.

“Sigurisht që dua të jem i suksesshëm, por nuk e dua suksesin për vete. Më duhet të jem i suksesshëm për të fituar mjaftueshëm ‘mjaltë’ e qumësht, që t’i ndihmoj të tjerët rreth meje të jenë të suksesshëm”, thotë poezia e indianit Rupi Kaur, që Dua e ka publikuar.

Lexo po ashtu Dua Lipa atraktive nga pishina

“Poema ime e preferuar. Është në të vërtetë e tëra për bashkësinë, dashurinë, miqtë dhe familjen. E çfarë është suksesi nëse s’je i gatshëm ta ndash me njerëzit rreth teje?”, ka shkruar më pas Dua në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, zeshkania 27-vjeçare së fundi ka anuluar koncertin në Denver shkaku i pezmatimit të veshit. /Telegrafi/

Exit mobile version